75 Mall Live Search
10:01 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

29 minuta basketboll të shtunën, 11 të dielën!

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar që ndeshja e ndërprerë në mes të Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës do të vazhdojë të dielën.

Ndërprerja ndodhi për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta në fushë nga shikuesit në Suharekë, te rezultati 64:68.

Ndeshja do të vazhdoj pa praninë e shikuesve. Ky është njoftimi i fundit nga FBK-ja.

“Te dielën do të vazhdoj ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina

Te shtunën në Suharekë është ndërprerë ndeshja në mes Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës, qe i ka takuar xhiros se XIX në Superligën e Kosovës.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 8:58 sekonda te cerekut te trete, (64:68 ne favor te Z Mobile Prishtinës) për shkak te hedhjeve të shumta te shikuesve.

Pas ndërprerjes gjyqtaret jane larguar në zhveshtorën e tyre dhe kane kerkuar nga Policia e Kosoves e pranishme në palestër që në afat prej 15 minutave Konform Propozicioneve të Garave të zbrazen komplet tribunat e sallës, gjë që nuk ka ndodhur.

Pas pritjes më shumë se 30 minutave gjyqtarët dhe ekipet janë larguar nga palestra.

Ndeshja do të vazhdoj te dielën (Konform Propozicioneve të Garave) në ora 19:00 në kohen dhe rezultatin e mbetur.

Ndeshja do të zhvillohet pa prezencën e shikuesve”. /Indeksonline/