14:57 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

29 pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë

301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku 29 prej tyre janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.

“Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në raportin e QKUK-së./Indeksonline/