29 raste të publikimit të votës
Sipas DnV-së deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejt vote Demokracia në Veprim (DnV), në një konferencë për media ka deklaruar se në bazë të të dhënave nga terreni procesi i votimit po rrjedh i qetë.
Demokracia në Veprim nga të dhënat nga ora 09:30 procesi është i qetë.
Sipas DnV-së 102 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përaktësisht 6% e qytetarëve me të drejt vote. Sa i përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DnV-së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla.
Ndërsa, sa i përket asistencë deri në orën 09:30 për të votuar janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime. 46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.
E sa i përket publikimi i votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime.
Prinë komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4 ,Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste. Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave.