14:11 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

29 vite nga vizita historike e Ibrahim Rugovës në Stamboll

29 vjet më parë, ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte pasur një vizitë zyrtare në Stamboll. Rugova kishte mbledhur mijëra shqiptarë në Stamboll në një takim të mbajtur në qarkun Zeytinburnu.

Bashkë me të në takim ishte edhe ish-nënkryetari i LDK-së, Fehmi Agani, nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Sami Ibrahimi, poeti me origjinë turke, Arif Bozaxhi dhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Turqi, Kamil Bitis.

Më pas, Rugova kishte takuar edhe ish-kryeministrin Suleyman Demirel dhe krytarin e Kuvendit, Husametin Cindoruk.

Në këtë kohë, Rugova kishte qenë në cilësinë e kryetarit të LDK-së, ngase president ishte zgjedhur vetëm disa muaj më pas./Indeksonline/