75 Mall Live Search
15:50 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

29 vjeçari nga Gjakova, që u godit për vdekje nga treni në vendin e tij të punës, në Zvicër

Ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në stacionin e trenave në Zwingen, afër Bazelit, ia mori jetën një të riu kosovar.

Rasti, u konfirmua edhe nga mediat zvicerane, derisa ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së kosovarit, por që ai u godit nga një linjë e huaj që po kalonte në hekururdhë gjatë kohës sa po kryeheshin punime.

IndekSonline mëson se viktima është Martin Dodaj nga Komuna e Gjakovës, derisa familjarët dhe miqtë e të ndjerit tashmë kanë shprehur dhimbjet e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.

29 vjeçari, kishte vite që jetonte në shtetin zviceran./Indeksonline/