13:48 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

29-vjeçari, që u gjet i vdekur në qelinë e tij, tentoi disa herë të vetëngufatej

Një 29-vjeçar, i cili po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është gjetur i vdekur mbrëmë brenda qelisë së tij, saktësisht në orën 22:41.

Viktima thuhet se bërë vetëvrasje, derisa ai në një përgjigje të Shërbimit Korrektues të Kosovës për IndeksOnline, thuhet se ai kishte tentuar disa herë të vetëngufatej. Derisa ai kishte pasur edhe problem të natyrës mendore.

 “Gjatë qëndrimit të tij në QK Dubravë, ai disa herë e kishte djegur dhomën e tij dhe kishte tentuar të vetëgufatej, por falë reagimit të zyrtarëve korrektues ishin evituar tentativat.

Personi në fjalë, në vazhdimësi, ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar vazhdimisht nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si edhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzikë”.

V.H. ka qenë i dënuar për veprat penale: Vjedhje e rëndë dhe Lëndim i rëndë trupor.

Ndryshe, parandalimi dhe menaxhimi i rasteve me rrezik për vetëvrasje ka filluar vitin e kaluar, si proces i standardizuar në kuadër të DSHB, bazuar në Procedurën standarde të veprimit mbi parimin e qasjes multidisiplinare dhe testimit e vlerësimit të shkallëzuar psikologjik.

Në kuadër të shërbimit të shëndetit mendor në burgje ofrohet shërbimi psikiatrik dhe ai psikologjik – klinik.

Brenda vitit 2019 janë ofruar 4784 shërbime psikologjike në të cilat përfshihen 1. vizitat e para vlerësuese psikologjike, 2. seancat vlerësuese, 3. seancat këshilluese, 4. psikoedukative, 5. terapeutike. Ndërsa janë ofruar 5377 shërbime psikiatrike në të gjitha burgjet e Kosovës. Në raport me vitin 2018 është rritur ndjeshëm numri i shërbimeve të shëndetit mendor në kuadër të DSHB.

Ndryshe, nga viti 2003 deri në vitin 2019 kishte 284 vetëvrasje në burgjet e Kosovës. Ndërsa kanë vdekur 65.

Sipas roportit vjetor të punës së Departamentit Shëndetësor të Burgjeve për vitin 2019, në 6 vjetët e fundit, (2013 – 2019), këto janë 10 sëmundjet të cilat përcillen vazhdimisht në institucionet korrektuese: Neuroza 2,431 raste, Psikoza 497 raste, Çrregullime kardiovaskulare 1,433 raste, Çrregullime respiratore 1,809 raste, Çrregullime gastrointestinale 1,847 raste, Çrregullime urogjenitale 719 raste, Sëmundje të lëkurës 1,312 raste, Sëmundje seksualisht te transmetueshme 32 raste, Sëmundje te traktit lokomotor 2,055 raste dhe Sëmundje infektive te ndryshme 30 raste./Indeksonline