10:22 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

29-vjeçarja shtatzënë sulmohet për vdekje nga 93 qen

Një grua shtatzënë, 29- vjeçare, derisa po shëtiste qentë e saj u sulmua deri në vdekje nga një tufë qensh, përfshirë edhe pesë qentë e saj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në veri të Francës, në afërsi të qytetit Villers-Cotterets – zonë gjuetie.

Siç raporton BBC-i, trupi i 29- vjeçares u gjet nga policia në këtë zonë, derisa kishte kafshime të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme të trupit, për më tepër, edhe në kokë, transmeton Koha.net.

Sipas prokurorit të rastit Frederic Trinh, janë duke u kryer testet në 93 qen, për të përcaktuar se cili ishte përgjegjës për sulmin. Pesë prej këtyre qenve, i përkisnin 29- vjeçares.

29 vjeçarja, siç raporton BBC, ishte nënë e tre fëmijëve.

Sipas prokurorisë, gruaja i ka telefonuar burrit për t’i treguar se një tufë e qenve ishin gati për ta sulmuar, sepse po i vërsuleshin. Por, ndonëse rasti u raportua edhe në polici, gjithçka ishte vonë sepse kur ata arritën në vendin e ngjarjes trupi i saj ishte i pajetë.

Tufa e qenve besohet se cak fillimisht e kishte një dre. Kjo sipas gazetës “Le Courrier Picard”.

Autoriteteve u është kërkuar të pezullojnë menjëherë autorizimin për gjueti në këtë sezon.