29 vjeçarja vritet nga bashkëshorti, dyshohet se është me prejardhje shqiptare

Një grua që dyshohet se është me prejardhje shqiptare u qëllua për vdekje në një parking në Brampton të Kanadasë të martën pasdite.
Viktima u identifikua nga familja e saj si 29-vjeçarja Savannah Kulla.
Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël: tre djem dhe një vajze njëvjeçare, e cila ishte subjekt i një alarmi “Amber Alert” të martën pasi dyshohet se ishte marrë nga babai i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper, pas të shtënave, raporton CP24.
Foshnja u gjet në mënyrë të sigurt pak kohë më vonë, pasi u la te të afërmit në Rajonin e Niagarës, tha më parë policia.
Deschepper, i cili është identifikuar gjithashtu si i dyshuari për vrasjen e Kullës, u ekzekutua nga policia në një pikë karburanti në Niagara Falls të mërkurën në mëngjes, konfirmoi policia/Indeksonline/