29-vjetori i LDK-së, Ismet Beqiri uron lipjanasit
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka shënuar 29-vjetorin e themelimit, përcjellë Indeksonline.
Pjesë e shënimit të këtij përvjetori ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri.

Ai të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti, me ç ‘rast lartësoi punën e kryetarit Imri Ahmeti dhe strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së në këtë komunë.

“Në Komunën e Kryetarit z. Imri Ahmeti, Kryetarit të fitoreve. Urime përvjetori, anëtarësisë dhe të gjitha strukturave të Degës së LDK-së. Zoti e bekoftë LDK, Zoti i bekoftë qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar Beqiri në Facebook ku edhe ka ndarë disa fotografi ka shënimi i 29 vjetorit të LDK-së në Lipjan. /Indeksonline/
