75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Amber Heard kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp

Amber Heard thotë se merr mesazhe kërcënuese çdo ditë nga fansat e ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp. Aktorja pretendon se kërcënimet në internet nisën kur doli në media me historinë e saj për dhunë në familje.

Depp shkoi në gjykatë për artikullin e Heard që e kishte bërë në Washington Post në vitin 2018, në të cilin thotë se është e mbijetuar e dhunës në familje, transmeton Indeksonline.

Ajo nuk ia përmendi emrin, por ishe e qartë se i referohej yllit të Hollivudit.

Aktori thotë se për këtë shkak ka munguar në rolet filmike dhe kërkon dëmshpërblim.

Ai mohon akuzat për sulme ndaj Heard dhe deklaron se ajo ka abuzuar gjatë martesës e cila zgjati nga 2015 deri në 2017.

Kujtojmë që procesi gjyqësor ka nisur m 11 prill dhe pritet të zgjasë disa javë./Indeksonline/