Kështu e paralajmëron FC DRITA ndeshjen e radhës kundër Steaua Bucurestit

Drita do të vazhdojë turneun evropian në raundin e tretë kualifikues të Europa League.
Ata do të përballen me kampionët rumun, Steaua Bucurest me ndeshjen e parë që zhvillohet në Bukuresht.
Gjatë ditës së sotme, klubi gjilanas postoi një foto për ndeshjen e përmendur ku shihet sulmuesi Blerim Krasniqi, duke ngritur dy gishta, shenjë kjo që simbolizon paqen.
A fshihet ndonjë mesazh nga Drita, mbetet të shihet pasi që raportet shqiptaro-rumune nuk kanë qenë të mira duke ditur edhe tensionet ndëretnike mes dy popujve.
Kujtojmë se ndeshja FCSB-Drita, do të zhvillohet këtë të enjte, në orën 20:30./IndeksOnline/