Kongos i rrezikohet pjesëmarrja në play-off, Nigeria paraqet ankesë
Kongo ka mundësinë e artë të arrijë Botërorin e vitit 2026.
Kjo pasi që ata janë në play-offin interkonfederativ, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Kaledoni e Re-Xhamajkë.
Por kësaj kombëtareje mund t’i rrezikohet kjo pjesëmarrje, pasi që Nigeria, kundërshtari i tyre në play-offin afrikan ka parashtruar një ankesë ndaj tyre.
Akuza kryesore ishte se shumë lojtarë të Kongos kanë ndryshuar kombësi pa iu përmbajtur plotësisht ligjit kongolez dhe rregulloreve të FIFA-s për kualifikim, në veçanti prurja e Aaron Wan-Bissakas-it.
Kongo, kishte mposhtur Nigerinë në play-offin afrikan, përmes penalltive./IndeksOnline/

