15:25 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

2Po2 paralajmëron fansat..

Reperi kosovar 2Po2 sot përmes një fotografie të publikuar në rrjetin e tij social Instagram ka treguar se shumë shpejtë do të vijë me një projekt të ri muzikor. Në fotografi shkruhet data 14 nëntor, e cila datë pritet të jetë edhe dita kur do të lansohet projekti në fjalë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe reperi para dy ditëve ka lansuar edhe një projekt tjetër muzikor, bashkëpunim ky me këngëtarin kosovar Yll Limani, e cila këngë është pritur jashtëzakonisht mirë nga audienca./Indeksonline/