75 Mall Live Search
22:20 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / AR

Romeo Veshaj zbulon risitë e emisionit/ A do të jetë e ftuar Bora Zemani?

“Më lër të flas” është emisioni të cilin do ta drejtojnë vëllezërit, Donald e Romeo Veshaj.

Për më shumë detaje, Romeo ka zbuluar se të ftuarit e parë do të jenë ‘bombë’, shkruan Indeksonline.

I ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Veshaj zbuloi se aty do të ketë edhe skeçe si dhe lojëra.

Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetik. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrëzohem”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se do të ketë edhe tema diskutimi për ‘BBV’.

Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai është i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të”.

Por, a do të jetë e ftuar Bora Zemani?

Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e ftuar në të ardhmen./Indeksonline/