2Ton sjell projektin e ri
“Shume telefona” quhet projekti i ri i reperit 2Ton. Kënga është publikuar sot, transmeton Indeksonline.
Ky projekt është më ndryshe se projektet e fundit të reperit. Në këtë projekt 2Ton paraqitet sikurse një biznesmen.
Muzikën dhe tekstin e ka bërë vetë reperi, po ashtu ai është edhe vetë producenti i këngës. “Melisa” ishte projekti i fundit i reperit që u publikua këtë verë dhe që u dëgjua mjaft shumë./Indeksonline/