3 185 raste aktive me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3 185.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 893, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 949 persona.
Gjatë ditës së djeshme 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv derisa dy persona kanë humbur jetën.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.