3 euro brenda 24-orëve qëndrimi pranë pacientit në QKUK, paguajnë edhe pensionistët!
Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24-orë qëndrimi.
Kjo tarifë aplikohet për përcjellësit e pacientëve që marrin trajtim spitalor, pa përjashtim, përfshirë edhe pensionistët.
Pagesa bëhet edhe në rastet kur prania e familjarit është e domosdoshme për përkujdesje ndaj pacientit, sidomos për të moshuarit apo ata me gjendje më të rënduar shëndetësore.

Për shumë familje, kjo kosto e përditshme përbën barrë shtesë financiare, veçanërisht kur trajtimi zgjat disa ditë apo javë.

