23:19 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

3 kartona të kuq, 6 të verdhë, një gol e një penallti e huqur – statistikat e ndeshjes së “çmendur” të Evropa Ligës

Rennes dhe CFR Cluj u përballën në javën e tretë të fazës së grupeve të Evropa Ligës.

Cluj fitoi ndeshjen me rezultat minimal 0:1, megjithatë ishte ndeshje me tension të lartë.

3 kartona të kuq, dy për Rennes dhe një për Cluj, 6 kartona të verdhë gjithsej, një penallti e huqur nga Rennes dhe vetëm një gol i shënuar në ndeshjen e “çmendur” të Evropa Ligës.

Fillimisht, portieri Mendy nga ekipi francez, Rennes u ndëshkua direkt me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër. 4 minuta më vonë, Cluj shënon golin e vetëm të ndeshjes, e që i siguroi ekipit të tij tri pikët.

Në minutën e 28-të, Niang e huq penalltinë dhe rastin për ta barazuar rezultatin.

Në të 46-tën, ndëshkohet edhe lojtari i dytë i Rennes ndërsa në të 82-tën largohet edhe lojtari i tretë nga ndeshja, kësaj radhe nga ekipi i CFR Cluj./Indeksonline/