3 klube të mëdha hidhen në ”sulm” për portierin e Kombëtares Shqiptare

Tre klube janë hedhur në sulm, për të “rrëmbyer” portierin e Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili është i lirë, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Çitadelën.
Mediat italiane bëjnë me dije se Palermo, Rexhiana dhe Rapidi i Bukureshtit, kanë hedhur “grepat” për Kastratin. Ekziston edhe një opsion i një skuadre gjermane, por emri nuk është bërë ende publik.
Gardiani 28-vjeçar numëron 3 paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë, 173 paraqitje në Serinë B italiane, 32 në Kategorinë Superiore, si dhe 5 në Kupën e Italisë.