18:12 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

3 mënyra të shpejta për të kontrolluar, nëse ka kamera të fshehura në dhomën e zhveshjes

Privatësia përceptohet ndryshe në të gjithë botën. Për shembull, në Gjermani shumë pak zyra kanë dyer të hapura, ndërsa në Amerikë, kjo gjë është mjaft e zakonshme. Sidoqoftë, askush nuk do të ishte dakord me vëzhgimin fshehurazi, veçanërisht gjatë aktiviteteve private.

Gjithsesi, ne duam t’ju paralajmërojmë se disa shitës me pakicë vendosin kamera të fshehura në dhomat e tyre të provës, por ne do t’ju këshillojmë se si ta kuptoni që po ju vëzhgojnë, teksa provoni rroba të ndryshme.

Skanoni dhomën për objekte të dyshimta

Mënyra më e lehtë për të gjetur kamerat e fshehura është të shikoni përreth dhe të kontrolloni me kujdes mjedisin tuaj. Kushtojini vëmendje të veçantë objekteve si dekori i murit, llambat, raftet, etj. Dritat e dyshimta mund t’i përkasin kameras së fshehur.

.

Përdorni dritën (flash) të telefonit tuaj

Pasqyrat janë një nga vendet më të lehta për të fshehur një kamera në një dhomë prove, kështu që duhet t’i kontrolloni me kujdes ato. Nëse ka një mundësi për të fikur dritat, përpiquni ta bëni këtë dhe përdorni flash-in e telefonit tuaj për të parë përmes pasqyrës. Drita shkëlqen kundër pasqyrës, duke ju lejuar të shihni përtej saj dhe në këtë mënyrë mund të zbuloni praninë e një kamere të fshehur në anën tjetër të saj.

Prekeni pasqyrën

Kur prekni një pasqyrë të rregullt, gjithmonë ka një hendek të vogël mes gishtit tuaj dhe pasqyrimit të saj. Nëse e shihni, mund të jeni i sigurt se pasqyra është e vërtetë. Sidoqoftë, nëse gishtat tuaj duket se prekin në pasqyrim, ndoshta është një pasqyrë me dy drejtime dhe ju po vëzhgoheni nga kamera e fshehtë.