75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

3 mënyrat se si një vepër arti do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme

Nëse doni të përmirësoni aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve, gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni një muze arti. Nëse kjo duket e çuditshme, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se një shëtitje në një muze arti do t’ju ndihmojë me problemet që keni. Por çfarë do të thotë saktësisht kjo?

Sipas Amy Herman, autore e Fixed: How to Perfect the Fine Art of Problem Solving, mënyra se si i shikoni pikturat, veprat e artit dhe skulpturat ju ndihmon të menaxhoni më mirë dilemat që lindin në punën tuaj. Ajo thotë se “gjërat e mira ndodhin kur largohemi nga zona jonë e rehatisë”.

Së pari, përqendrohuni vetëm te vëzhgimi

Kur kalojmë kohë duke parë vepra arti që nuk na pëlqejnë, mësojmë të dalim nga zona jonë e rehatisë ndërsa mënyra se si e perceptojmë secilën prej tyre veç e veç, na ndihmon të zgjidhim më mirë problemet e ndryshme që lindin çdo ditë.

Bëni pyetje

Kur përpiqemi të zgjidhim një problem, duhet të njohim këndvështrimin e të tjerëve. Shikimi i një vepre arti sigurisht që krijon këndvështrime të ndryshme, kështu që është mirë t’i njihni ato. E rëndësishme është të pyesni të tjerët se çfarë shohin dhe jo çfarë mendojnë në këtë moment.

Më në fund, zbuloni historinë pas çdo projekti që vëzhgoni

Pasi të keni përfunduar dy hapat e mësipërm, mund t’i kushtoni kohë historisë pas çdo vepre arti. Si quhet projekti që po vëzhgoni dhe gjithçka që shkruhet në mbishkrim. Është e rëndësishme ta bëni këtë në fund, në mënyrë që së pari të keni krijuar imazhin tuaj për të dhe më pas të mësoni nga të tjerët.