08:12 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

3 mite për humbjen në peshë

Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe

Kemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”.

Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik.

Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe .

Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se:
-Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm.
-Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.Ka vetëm një problem me këtë pikëpamje: Nuk është e vërtetë.

Askush nuk dëshiron të jetë i shëndoshë. Nuk është faji juaj që keni probleme me peshën. Nuk zgjodhët ju të përballeshit me këtë sfidë.

Fakti që shëndosheni apo dobësoheni më së shumti ka të bëjë me atë çfarë hani apo me ushtrimet fizike.

Në fakt nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse një individ mund të ketë probleme me peshën e tij/saj.

Përgjatë 10 viteve të fundit, kërkimet mjekësore kanë dalë në përfundimin që humbja e peshës është më shumë e sofistikuar sesa nocionet e mëparshme mbi të konsumuarit më pak dhe të ushtruarit më shumë.

Miti nr.2 :Miti i kalorive

Pse të gjitha kaloritë nuk janë krijuar të barabarta?

Ju tashmë e dini që në shumë raste kufizimi strikt i kalorive nuk funksionon. Kjo është arsyeja pse shumë prej dietave nuk funksionojnë. Të hiqni kilet e tepërta nuk do të thotë që thjesht të hani më pak. Nëse hani shumë pak, ju nxisni molekulat brenda trupit që të shtoni akoma dhe më shumë peshë.

Mundohen të na bindin që nëse konsumoni më pak kalori, do të humbni peshë. Por kjo nuk e tregon historinë e plotë. Kaloritë janë të rëndësishme. Por nuk është sasia e kalorive por lloji i kalorive që konsumoni, ajo çka e bën diferencën.

Të konsumoni yndyrë-Shtim në peshë

Nivelet e yndyrës dietike nuk promovojnë shtim në peshë dhe çdo lloj humbje peshe nga një dietë me yndyrë të ulët është zakonisht modeste dhe e përkohshme.

Dy studimet e publikuara në “New England Journal of Medicine” zbuluan se dietat me karbohidrate të ulëta çonin në humbje peshe më shumë se dieta me yndyrë të ulët.

Përgjatë 30 viteve, njerëzit janë munduar që të jenë të shëndetshëm duke kufizuar yndyrën në dietë.

Por tashmë obeziteti te fëmijët dhe diabeti po përhapen me ritme shqetësuese. Për shkak të epidemisë së obezitetit, të dhënat vazhdojnë akoma të mbeten shqetësuese.

Në përpjekjet tona për të shmangur yndyrën, ne fillojmë të zëvendësojmë “ushqimet me yndyrë” me karbohidrate të lehta (si mielli i bardhë, orizi i bardhë, makaronat, patatet dhe sheqernat janë një shembull). Këto karbohidrate ndihmojnë në zëvendësimin e ndjenjës së urisë së lënë përkohësisht nga mungesa e yndyrës në dietë. Ato janë dhe shumë të thjeshta për t’u prodhuar e për t’u shpërndarë, kështu që industria ushqimore ka investuar shumë para në to. /Indeksonline/