08:42 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

3 persona tentojnë të vjedhin dele në Janjevë të Lipjanit, por nuk ja arrijnë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në orët e mbrëmjes janë arrestuar tre persona pasi që ata janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e një personi nga Janjeva e Lipjanit, transmeton IndeksOnline.

Policia po ashtu ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/