3 pjesët e trupit që tregojnë plakjen të parat
Janë disa pjesë të trupit tonë të cilat sado të kujdesemi tregojnë që jemi duke u rritur ose duke u plakur më shpejtë se disa të tjera. Shkaqet mund te jenë të ndryshme pasi varen nga secili prej nesh. Disa nga arsyet që mund t’i mësoni për tu kujdesur më shumë janë më poshtë:
Duart: Meqë duart tona janë vazhdimisht nën eskpozimin e diellit, madje edhe në dimër, ato janë ndër pjesët e trupit ku rrudhat shfaqen më shpejt. Aplikoni krem kundër pjekjes. Lëkura e duarve është e hollë, ndaj aplikimi i kremrave është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur
Fytyra: Në të vërtetë, edhe individët 25 vjeç mund të kenë disa shenja rrudhash të lehta në ballë apo rreth syve. Për fat të keq, dielli mund të shkaktojë probleme shtesë. Aplikoni kremra kundër diellit dhe plakjes çdo ditë. Nevojitet larja e fytyrës rregullisht. Rekomandohet përdorimi i serumeve kundër njollave të errëta


Zona në qafë dhe gjoks: Qafën dhe gjoksin një fill i hollë i ndan nga fytyra, megjithatë shpesh ju harroni t’i ushqeni ato. Kjo lëkurë e hollë është jashtëzakonisht delikate ndaj rreze ultravjollcë dhe kështu krijohen lehtësisht rrudha në këto zona. Ruajeni shëndetin tuaj duke aplikuar krem, maska, trajtime natyrale. Bëjeni këtë sa herë kujdeseni për fytyrën
