75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / A. A

3 raste me Covid-19/ Ndeshja Zvicër – Ukrainë në rrezik për tu zhvilluar

Federata e Futbollit të Ukrainës ka njoftuar se 3 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Eduard Sobol, Yevhen Makarenko dhe Dmytro Riznyk tashmë janë futur në izolim.

Ekipi aktualisht ndodhet në Zvicër, në përgatitje për ndeshjen ndaj Zvicrës që është planifikuar të zhvillohet të martën, transmeton Indeksonline.

Tashmë, rasti po diskutohet në autoritetet lokale të Zvicrës dhe ka mundësi që ndeshja të anulohet.

Kujtojmë, që për një rast që doli pozitiv me Covid-19, u anulua dueli mes Norvegjisë dhe Rumanisë.

/Indeksonline/