3 raste të reja me COVID19 në Shtime, fshatrat Pjetërshticë dhe Vojnoc, vatra të përhapjes së infeksionit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga të gjitha mostrat e marra, sot në fshatin Vojnoc të komunës së Shtimes kanë rezultuar tri (3) raste të reja me COVID – 19, të cilat janë raste kontakti nga personi i lajmëruar më parë dhe nga po e njëjta familje.
Përmes një njoftimi, kjo komunë thotë se me vendim të MSH-së, fshati Pjetërshticë dhe Vojnoc janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.
Ky është njoftimi:
Numri i të prekurve në komunën e Shtimes deri më tani arrinë në 15 pacientë, duke përfshirë edhe pacientin e parë nga fshati Petrovë i cili është shëruar.
Të gjithë të infektuarëve ju urojmë shërim të shpejt dhe apelojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Poashtu ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur Vendimin për të shpallur fshatin Pjetërshticë dhe Vojnoc, vatra të përhapjes së infeksionit.
Andaj ju lusim që të respektohen këto masa nga ana e qytetarëve!
Më poshtë shihni vendimin.

