75 Mall Live Search
22:18 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

3 rastet e fundit me COVID-19 në Kamenicë, ja nga cilat fshtara janë

Janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa 3 nga to janë nga Kamenica.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje.

Ky është postimi:

Nga IKShP u njoftuam edhe për tri (3) raste të tjera pozitive me COVID-19 në komunën tonë. Prej këtyre rasteve një është nga Rogana, një nga Koretini dhe një nga Muqiverci.

Numri i përgjithshëm i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 47, kurse kemi akoma edhe gjashtë (6) raste të tjera aktive.

Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona.