05:55 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

3 sëmundjet që nuk kanë asnjë simptomë derisa është shumë vonë

Disa sëmundje të caktuara mund të zvarriten në mënyrë të pavetëdijshme për shkak se nuk kanë simptoma. Këtu janë tre prej këtyre sëmundjeve që duhet ti kushtoni një rëndësi të veantë:

Tensioni i lartë i gjakut
Pothuajse gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se e kanë atë, sipas një studimi kanadez të botuar në Journal of the American Medical Association.

Mbroni veten: Bëni kontrollin e gjakut një herë në vit, edhe nëse nuk keni ndonjë faktor rreziku.

Apnea e gjumit
Jo, nuk është vetëm për djemtë mbipeshë. Gjysma e grave ndërmjet moshës 20-70 vjeç vuajnë nga apnea e gjumit sipas një studimi suedez. Kjo gjendje ku përjetoni pushime gjatë frymëmarrjes në gjumë ka qenë e lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjes së zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Mbroni veten: Vizitoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga shenjat më sipër. Ju mund të keni nevojë për një referim tek një specialist i mjekimit të gjumit, i cili do t’ju bëjë një studim ku jeni i lidhur me pajisjet që monitoron shkallën e zemrës, modelet e frymëmarrjes dhe nivelet e oksigjenit të gjakut.

Diabeti
Rreth 8 milionë nga rreth 29 milionë raste të diabetit janë të pa diagnostikuara, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit. Ju mund të keni sheqer mbi nivelet e lejuara në gjak dhe ndodh që të mos keni fare simptoma.

Mbroni veten: Merrni kontrollin për diabetin çdo 3 vjet duke filluar që në moshën 45 vjeçare./Shije.al