3-shja e fuqishme e VV-së në Ferizaj e sabotuan kandidatin e tyre, i ‘ndihmuan’ fitores së Agim Aliut!

Lëvizja “Vetëvendosje” në Ferizaj pësoi humbje në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor. Deputetët dhe ministri kyç i këtij rajoni nuk i ndihmuan aspak Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht kandidatit për kryetar, Valon Ramadanit.
As edhe njëherë të vetmit s’u paraqitën në fushatë treshja kryesore, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe dy deputetët; Dimal Basha e Haki Abazi.
Të njëjtit ishin të “zënë” me fushatat në Mitrovicë, Shtime, Lipjan e Kaçanik.







Kësisoj, LVV-ja në Ferizaj nga 35 mijë vota sa kishte në zgjedhjet parlamentare, pësoi rënie duke u renditur e dyta me 25%, pas PDK-së së Agim Aliut.
Më poshtë, u sjellim edhe disa reagime të aktivistëve dhe votuesve të LVV-së nga Ferizaj.


