3 të dyshuar i futen në shtëpi një pejani, ia kërkuan 30.000 mijë euro…!

Një qytetar nga Peja ka raportuar në polici se tre të dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe ai i kishte pranuar brenda.
Të dyshuarit ia kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) euro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron paratë brenda një jave, atëherë ata paratë do t’i marrin nga djali i vogël i ankuesit. /Indeksonline/