75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 15 Janar 2023 / AR

3 të lënduar nga aksidenti në Klinë, detaje nga Policia

Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Klinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç thotë Gashi, në aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete, derisa 3 persona janë lënduar.

Të njëjtit janë dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njesitë kompetente për tu marrë me rastin./Indeksonline/