3 të vdekur, 12 të plagosur pas goditjes së rrufesë në Poloni
Një zyrtar polak tha se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga rrufeja në malet Tatra të Polonisë.
Shërbimi i shpëtimit Tatra, TOPR, tha që shpëtimtarët ishin dërguar në majën e Giewont, aty ku edhe ndodhi goditja, transmeton Indeksonline.

Kinga Czerwinska nga Shërbimi i Ambulancës Ajrore tha që katër helikopterë u dërguan për t’u ndihmuar.
Ajo tha se rrufeja kishte goditur majën e Giewont, një destinacion i njohur për udhëtime dhe vendndodhje të tjera në Tatras./Indeksonline/