3 të vdekur pas bombardimit rus te materniteti në Mariupol

Tre persona vdiqën pas një sulmi rus me bombë në një maternitet në Ukrainën jugore, tha të enjten këshilli i qytetit të Mariupolit.
“Pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka tre të vdekur, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, tha këshilli, raporton CNN.
Raportet paraprake thanë se të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet./Indeksonline/