10:22 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

3 ushqime që preferohen gjatë dimrit

Muajt e ftohtë padyshim e bëjnë zgjedhjen e ushqimeve të dobishme më të vështirë.

Janë disa ushqime që edhe pse mund t’i keni dëgjuar shpesh, rëndësia e tyre asnjëherë nuk zbehet.

Patatet

Nëse iu ngrijnë shumë duart, duhet të hani patate. Ato përmbajnë shumë kalium, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Hudhra

Hudhra është e pasur me përbërës që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset dhe bakteret e dëmshme.

Kosi

Kosi ndihmon në përpunimin e ushqimit dhe përthithjen e vitaminave dhe përmirëson imunitetin.