3-vjeçari me autizëm gjendet pas disa ditësh në pyll

Një djalë 3-vjeçar u gjet pas tre ditësh, teksa kishte humbur në një pyll në fshatin Putty, në veri të Sidneit, Australi.
Në videon e publikuar nga policia duket 3-vjeçari teksa mundohet të pijë ujë me duar në një përrua.
Qindra banorë dhe forca policie ishin në kërkim të djalit me autizëm.
Mjekët thanë se 3-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore por u dërgua në spital për kontrolle më të imtësishme.
Sipas tyre aftësia e fëmijës për të gjetur ujë të pijshëm në pyll ishte një factor kryesor për mbijetësën e tij.