3 vjeçari nga Prishtina vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmë financiare

Noar Krasniqi është 3 vjeçar dhe jeton me prindërit në Prishtinë.
Nga fundi i nëntorit, Noar filloi të përjetonte probleme me ecjen dhe pas disa analizave të bëra ai kishte infeksione, për të parandaluar këtë prindërit e tij e dërguan jashtë vendit. Mjekët e shtruan në spital dhe pas biopsisë, rezultatet dolën pozitive për leukimi akute limfocitare.
Tani mjekët propozuan që Noar të transferohej në një vend tjetër për trajtim, kështu që diagnoza për Noar ishte shumë tronditëse për familjen e tij, sepse çmimi i trajtimit është 200.000 € – 300.000 € dhe familja nuk mund ta përballojë atë kosto, dhe tani familja e tij është duke u përpjekur të mbledhë shumën për të ndihmuar dhe mbështetur financiarisht për trajtimin e leukemisë.
Familja e Noarit ka hapur një llogari në Go Found Me, në të cilën ju mund të kontriboni për shërimin e 3 vjeçarit nga Prishtina.
Për këtë rast ka kërkuar ndihmë edhe këngëtari i nohur, Labinot Tahiri.
“Mundohuni e kontriboni për këtë femijë i cili vuan nga Leukemia”, ka shkruar Tahiri.