23:43 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

3 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, nesër në Prishtinë organizohet marsh

Organizohet marsh në 3 vjetorin e vdekjes se Astrit Deharit, Prokuroria Speciale nuk tregon nëse ka nisur hetime për këtë rast

Të martën mbushen plot tri vjet që kur Astrit Dehari vdiq.

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet  i vdekur pasditen e 5 nëntorit të viti 2016, brenda qelisë ku po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai vdiq në rrethana misterioze që ende pas tërë kësaj periudhe kohore nuk janë sqaruar.

Ndërkohë, në kujtim të tij dhe në kërkim të drejtësisë me 5 nëntor do të organizohen një mori aktivitetesh.

Gjithë këtë organizim po e bëjnë Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare.

Ndërkohë, Lënda e Astrit Deharit që ishte në Prokurorinë e Prizrenit, tashmë i ka kaluar Prokurorisë Speciale.

E gjithë kjo, pas ekspertizës që është bër në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës.

Raporti përfundimtar që u publikua disa ditë më parë lë të hapur mundësin që Astrit Dehari, është vrarë.

Tani me rastin është ngarkuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefiku.