30 ditë arrest shtepiak ndaj dy të dyshuarve për kërcënim ndaj Vehbi Kajtazit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar nga një muaj arrest shtepiak, dy kërcenuesve të gazetarit dhe themeluesit të Paparacit, Vehbi Kajtazi.
Kështu mëson mediumi nga burimet e veta.
Ndryshe, dy ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuarit për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Të arrestuarit për kanosjen e gazetarit janë K.R. dhe B. A.
Ata, dyshohet se e kanë kërcënuar drejtuesin e mediumit online Paparaci përmes përdorimit të rrjeteve sociale.
Gazetari Vehbi Kajtazi, denoncoi të enjten mbi 100 kërcënime të adresuara kundër tij. Ato ndërlidhen me deklaratat e gazetarit për Grupin Kumanova.
Ndaj kërcënimeve kanë reaguar në mbrojtje të tij edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë./paparaci/