75 Mall Live Search
09:46 / E Martë, 26 Gusht 2025 / LB

30 ditë paraburgim për kandidatin e VV-së për asamblist, që kultivonte kanabis

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. S., R. A. dhe R. Z.

Më 23.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit të Komunës së Gjilanit, të pandehurit pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që pasi që zyrtarët policorë në Gjilan marrin informacion se në këtë fshat mund të ketë të mbjella bimë narkotike të llojit kanabis sativa shkojnë te shtëpia e të pandehurit A. S., me ç’rast me rastin e kontrollit në oborrin e shtëpisë, në brendësi të serrave të ndërtuara, gjejnë të kultivuara 496 bimë të këtij lloji, me gjatësi 2 metra, në këtë mënyrë të pandehurit me qëllim të prodhimit të narkotikëve, pa autorizim kanë kultivuar kanabis.

Të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 paragrafi 1 dhe 31 të KPRK-së dhe të pandehurit A. S. për veprën penale mbajtja në pronësi kontoll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për të pandehurin R. A. nga neni 184 paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPP-së, ngase në momentin kur e ka kuptuar se zyrtarët policorë kanë arritur në vendngjarje, ai ka tentuar të ikte, pori arrestohet, gjithashtu ai po të lihej në liri do të pengonte rrejdhën e procedurës penale duke ndikuar në njëri-tjetrin.

Po ashtu, duke marr parasysh rrethanat se ndaj të pandehurve evidentohen disa raste për vepra tjera penale, rrethanat këto të mjattueshme për të besuar se nëse të pandehurit lihen në liri të njëjtit mund të përsërisin veprën penale.

Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve dhe duke i marr për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.