30 ditë paraburgim për Naser Hafizin

Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi.
Ai u arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës.
Hafizi dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave, dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe veprës penale Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, andaj të pandehurit N.H i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji” thuhet në njoftim të Gjykatës./Indeksonline/