16:09 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

30 ditë paraburgim për personat që shantazhuan një mjek në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M. K. , ndërkohë ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit për të pandehurën F. K., duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Të pandehurit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë kanosur të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të holla në shumën prej 5 mijë euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh.

Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M. K., ndërsa për të pandehurën F. K. masa e arrestit shtëpiak.