17:32 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

30 ditë paraburgim për të arrestuarit lidhur me vrasjen e Ivanoviqit në veri

Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e sotme ka caktuar nga 30 ditë paraburgim për tre të arrestuarit gjatë aksionit policor në veri, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Gjykata e aprovoi kërkesën e prokurorit special Sylë Hoxha, i cili kishte thënë se janë gjetur prova të mjaftueshme për të dyshuarit.

“Kam bo kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Kështu që t`u e pas parasysh që ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit. Për këtë jeni në dijeni dhe për këtë do të vendos gjyqtari”, ka deklaruar prokurori Hoxha.

Avokatët kanë paralajmëruar aneksa ndaj këtij vendimi të marr nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kujtojmë se dje në mëngjes, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar një aksion në veri të vendit, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona.

Tre nga ta dyshohen për veprën penale ‘vrasje e rëndë’, kurse njëri u  arrestua pasi rezistoi dhe pengoi policët gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar. /Indeksonline/