09:52 / E Martë, 25 Janar 2022 / LB

30 ditë paraburgim zyrtarit policor në Gjilan për posedim të kokainës

Nga 30 ditë paraburgim iu janë caktuar të pandehurve A.H., zyrtar policor dhe L.H., nën dyshimin se kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”.

Të pandehurit thuhet se atë ia kanë shitur të pandehurit F.S., i cili ishte fshehur në një motel me të tjerët, që aktualisht gjenden në arrati. Gjithashtu, zyrtari policor dhe L.H., thuhet se ia kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F.S.

Të pandehurit, sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, dyshohen për veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.