75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

30% e kosovarëve nuk besojnë që ekziston Covid-19, reagon Hoti

Një pjesë e madhe e kosovarëve nuk besojnë që ka koronavirus, e për këtë ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti.

Ai tha se do të fillojnë me publikimin e reportazheve ditore nga Klinika Infektive për t’iu treguar qytetarëve se me çfarë përballen të shtruarit në spital të infektuar me Covid-19, shkruan Indeksonline.

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30% e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që Covid-19 është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, u shpreh kryeministri.