75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

30 mijë euro, dekorimi i Prizrenit për festat e fundvitit

Komuna e Prizrenit ka alokuar 30 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Dekorimi përfshin sheshet dhe unazën e qytetit

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për kontratë që ka publikuar Kuvendi Komunal i Prizrenit në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë.

Të gjitha kompanitë e interesuara për të bërë dekorimin e këtij qyteti kanë afat të aplikojnë deri më 2 dhjetor në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve, transmeton Express-i.

“Projekti në fjalë ka të bëjë me festat e fundvitit, të cilat janë në prag. Komuna e Prizrenit ka filluar me kohë pregatitjen për këtë projekt, por hartuesi i projektit ka shkaktuar vonesa të panevojshme deri në ditën e sotme kur edhe e ka dorzuar projektin te ne. Me që koha është shumë e shkrutë për afate të rregullta, kemi vendosë që këto afate të shkurtohen”, thuhet në njoftim.