75 Mall Live Search
17:52 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

30 milionë klikime për një javë, ‘Zemër’ nga Dhurata Dora dhe Sool King me rekord të ri

Kënga e shumë pritur ‘Zemër’ një bashkëpunim në mes një prej këngëtareve shqiptare, Dhurata Dora dhe reperit nga algjerian, Sool King u publikua vetëm një javë më parë, por tashmë është kthyer në hit.

Ky projekt për vetëm një javë ka kaluar shifrën e mbi 30 milionë klikimeve në kanalin zyrtar ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

‘Zemër’ është kështu kënga e parë shqipe që ka arritur një shifër kaq të lart klikimesh për një kohë të shkurt.

Kjo këngë ka qëndruar në pozitën e parë në top trendet e listuara nga YouTube në shtetet të ndryshme si  Gjermania, Belgjika, Algjeria dhe Zvicra./Indeksonline/