75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. A

30 minuta pa gola dhe me pak raste në miqësoren Guinea – Kosova

Kanë kaluar 30 minuta lojë janë në miqësoren Guine – Kosovë pa gola dhe me pak raste.

Guinea pati iniciativën në minutat e para derisa Kosova mbrohej mirë.

Në vazhdim futbollistët tanë filluan të sulmonin më tepër dhe patën një mundësi me Arbër Hoxhën që gjuajti në portë por portieri intervenoi.

Kujtojmë, që kjo është miqësorja e 3-të e Kosovës në muajin qershor. Dy takimet e kaluara i fitoi kundër San Marinos 4-1 dhe ndaj Maltës 2-1.