16:55 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

30 minuta ushtrime para punës, është aq e mirë sa ilaçe për uljen e presionit të gjakut

30 minuta ushtrime në mëngjes mund të ketë efekte të njëjta apo më të mira sesa përdorimi i barnave për uljen e presionit të gjakut- dhe mban atë nën kontroll për pjesën tjetër të ditës.

Shkencëtarët në Australi zbulian se një stërvitje e shkurtër para punës- potencialisht mund të zëvendësojë nevojë për ilace te disa pacientë.

Fondacioni britanik “Zemra” mirëpriti hulumtimin, i cili tregoi premtim të vecantë në lidhje me preisonin e gjakut sistolik.

Sipas British Charity Blood Pressure UK, rreth një në tre të rritur kanë presion të lartë të gjakut.

Ushtrimi zvogëlon presionin e gjakut duke forcuar zemrën: sa më lehtë që të pompojë gjakun, aq më pak forcë durohet nga arteriet tuaja, duke ulur presionin e gjakut./Indeksonline/