11:34 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

30 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

33 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

Në raportin 24 orësh të Spitalit të Gjakovës, thuhet se 30 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë është me CPAP maskë dhe një është në respiratorë, transmeton Indeksonline.

4 pacientë janë duke pritur rezultatet, kurse pesë të tjerë do të testohen.

15 infermierë, 6 mjekë dhe 3 staf mbështetës janë për momentin akitv me koronavirus në Gjakovë./Indeksonline/