21:55 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / AR

30 palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor -E.I

Forcat izraelite arrestuan 30 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe në Jerusalemin Lindor.

Këtë e bënë të ditur përmes një deklarate të përbashkët Komisioni për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve.

“Që nga 7 tetori, më shumë se 1 mijë e 380 palestinezë janë arrestuar”, thanë të dy organizatat.

Ndërsa ato shtuan se këto janë akte masive të ndëshkimit kolektiv, raporton Al Jazeera.